Hapesirat e dallimit gjinor te emigracionit ne Evropen juglindore Studimi Programi  

Te dhena per metodat dhe per mjetet qe u perdoren gjate studimit

Te dhena mbi informatoret

Toli

Toli ësluteë nga Shqiperia . Ka lindur më 1985 në 'Tepelen'. Erdhi për herë te parë në Greqi më 1993. Në kohlën e intervistës punon 'Punetor me bojra vaji'.

Ditae intervistës: 27/02/2006

Intervistruesja: Alexandra Siotou

Përmbledhja tematike: Kultura historike

Përmbledhje:

Toli jeton me prindrit e tij ne Greqi. Ne Shqiperi babai I tij ishte nje kasap kurse nena punonte ne nje embeltore pasticeri, pastruese. Ne Greqi babai I tij eshte karpantier dhe nena e tij pastruese. Ai vete qe 13 vjec punon si bojaxhi. Vendosi vete te punoje qe I vogel ne menyre te ndihmoje nga ana ekonomike familjen por dhe te kete leket e tij. Greqine e gjeti me ndryshe nga se ce mendonte. U veshtiresua shume ne fillim qe te pershtatej, per shkak te gjuhes dhe per vete faktin se te afermit e tij nuk I kishte prane. Paraqet ne nje menyre te vecante jeten e tij ne Shqiperi. Thekson qetesine dhe sigurine si dhe dashurine dhe lidhjet e sinqerta mes njerezve, ne kundershtim me andagonizmin qe ka ne Greqi. Lidhjet e tij me fene jane te percipta. Familja e tij eshte myslimane. Prindrit e tij duan qe ai te martohet me nje shqiptare, por ai vete nuk ka asnje problem me prejardhjen. Beson se greket jane ndryshe nga shqiptaretdhe flet per ndryshimet qe ai ve re. Ne kohen e lire ai meret me grupin e tij muzikor, dhe permend hollesisht kenget te cilat krijon, sidomos ato qe kane te bejne me racizmin. Kenget e tyre jane ne shqip sepse mendon se do te kene me teper sukses ne Shqiperi se sa ne Greqi. Nuk ka vendosur akoma nese vendi ku do te rije perfundimisht eshte Shqiperia apo Greqia.

Fragmente:
Më tepëi intervista: